Festa e motoristëve, dhurohen 10 kamionë me pajisje për shkollat dhe spitalet

27 Gusht 2022 | 20:34

Kamionistë dhe motoristë nga Gjermania kanë ardhur me një ngarkesë shumë të çmuar për qytetin e Pogradecit.

Një donacion prej 10 kamionësh me pajisje spitalore dhe shkollore për Pogradecin kanë mbërritur këtë fundjavë në qytetin e vogël liqenor.

Në shenjë falënderimi për shoqatën e motoristëve dhe kamionistëve, është organizuar një mbrëmje me muzikë, ku pushuesit dhe turistët në Pogradec do të mund të shijojnë edhe paradën e motoristëve.

Një prej motoristëve, Dritan Hoxha u shpreh për Euronews Albania se në këtë event përveç grupeve të huaja, janë edhe 50 grupe motoristësh shqiptarë.

“Unë jam motorist, kam lindur kështu. Ne kemi ftuar grupe nga Gjermania, Zvicra, Austria, Kroacia, Mal i ZI, Kosova, Greqia dhe të gjitha grupet shqiptare. Këtu po ndodh edhe një event.  Janë 50 grupe vetëm nga Shqipëria.E gjitha ndihma është bërë nga Juliana Dita, emigrante në Gjermani”, tha ai për gazetarin Xhensil Shkëmbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026