Festimet në Kosovë, disa të lënduar nga mjetet piroteknike dhe armët e zjarrit

1 Janar 2023 | 14:19

Disa persona janë lënduar në Kosovë gjatë momenteve të ndërrimit të viteve.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës bëri të ditur se personat kanë marrë lëndime në trup si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Megjithatë, nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.

“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026