Festivali i filmit në Korçë/ Në konkurim 35 filma nga 28 vende të ndryshme të botës
Në Korçë po zhvillohet festivali i filmit me metrazh të shkurtër, ku marrin pjesë 35 filma nga 28 vende të botës.
Filmat trajtojnë tematika të ndryshme dhe kryesisht janë të xhiruar në vende të ndryshme të Evropës. Në Shqipëri ky zhaner nuk njihesh shumë, ndërsa në vende të ndryshme, pjesë e e këtyre filmave janë bërë pjesë autorë që kanë luajtur filma me metrazh të gjatë.
“Çdo vit filmat janë të ndryshëm, ne nuk kemi një temë të përcaktuar që përzgjedhim, janë të përzgjedhur nga kualiteti. Larmishmeria është e madhe, kryesisht nga Europa. Kemi 35 filma nga 28 shtete të ndryshme dhe filmi është kryesor për ne. Filmi me metrazh të shkurtër është ende jo shumë i njohur dhe i perceptuar në Shqipëri, jemi mësuar me filmin me metrazh të gjatë”-tha Gledis Bica, Drejtor i Festivalit.
Lulëzim Hoti skenarist nga Mitrovica tha se festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër është eventi me i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, pasi një pjesëmarrje kaq e madhe e krijuesve është vlerësimi me i madh që i bëhet këtij qyteti.
“Per mendimin tim do të thotë një mundësi e madhe për Korçën si qytet, është një pozicion ndërkufitar që shërben si urëlidhëse për kombet e tjera dhe përmes filmit krijon një turizëm tjetër, të tjetër lloji, dëshmon si qytet i kulturës, unë e shoh si potencial të madh, bashkia duhet ta mbështeste në formate me afatgjata”-theksoi Lulëzim Hoti, skenarist.
Festivali do të zgjasë 5 netë më radhë, ku do të shfaqen të gjitha prodhimet. Natën e parë u prezantuan 10 filmat më të ndjekur në Gjermani që nuk ishin pjesë e konkursit. Nga e marta e në vijim do të shfaqen për konkurim 35 filmat me metrazh të shkurtër.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin