Fevziu: Beleri i ka të gjitha të drejtat, por s’mund të jetë i veçantë se do Greqia
Gazetari Blendi Fevziu tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri ka të gjitha të drejtat e shtetit shqiptar dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Sidoqoftë, sipas tij, kjo nuk nënkupton se ai duhet të trajtohet si i veçantë vetëm sepse e kërkon Greqia.
“Sot Greqia duhet të kuptojë që ne kemi mbi 6-700 mijë emigrant shqiptarë që janë pjesë integrale e shoqërisë greke, janë njerëz që kanë dhënë contribute të jashtëzakonshme për zhvillimin e Greqisë dhe për mirëqenien ekonomike të Greqisë së sotme. Nga ana tjetër të dy vendet janë të detyruara të bashkëpunojnë. E treta, të gjithë ato qarqe që filluan të ngrenë frymë nacionaliste dhe t’i fryjnë debatit të nacionalizmit në zgjedhjet në Himarë janë të gabuara. Është e gabuar për Greqinë, është e gabuar për Shqipërinë. Zakonisht faktorizimi i elementëve lokalë, siç ndodh dhe me serbët e Kosovës, siç ndodh dhe me një pjesë njerëzish në Himarë janë faktorizime banale që nuk meritojnë të merren parasysh.
Beleri ka të gjitha të drejtat dhe shteti shqiptar ka të gjitha detyrimet t’i plotësojë atij çdo kusht që i plotësohet shtetasve shqiptarë dhe Beleri është shtetas shqiptar me kombësi greke, pavarësisht se mund të ketë dhe pasaportë greke. Është shtetas shqiptar i lindur në Republikën e Shqipërisë, i pajisur me shtetësi shqiptare, por ai nuk mund të trajtohet i veçantë vetëm sepse e kërkon Greqia,” – u shpreh Fevziu.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë