“Final 4”, Vllaznia mund Dinamo dhe siguron finalen e madhe për titullin kampion
Vllaznia është skuadra e parë që siguron finalen e madhe për titullin kampion në Superligën shqiptare.
Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo City-t në gjysmëfinalen e parë të “Final 4”, të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.
Gjyqtari Eldorjan Hamiti akordoi dy 11-metërsha për Vllazninë, pas prekjes me dorë të topit nga lojtarët e Dinamos, të cilat u shndërruan në gola nga Bekim Balaj.
Këto dy gola në pjesën e parë ishin vendimtarë për suksesin e shkodranëve, ndërsa Dinamo reagoi në fraksionin e dytë, duke ngushtuar diferencën në minutën e 52-të me golin e Itodo Mandelës por nuk arriti ta përmbysë rezultatin.
Pavarësisht presionit të bluve, Vllaznia administroi avantazhin deri në fund dhe siguroi biletën për finalen e madhe të 12 majit, ku do të luajë për titullin kampion të edicionit 2024–2025.
Formacionet titullare:
Vllaznia: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj.
Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela.
Gjysmëfinalja e dytë, mes Egnatias dhe Partizanit, do të zhvillohet këtë të hënë, më 5 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Vllazninë në finalen e madhe të 12 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima