Vllaznia e bindur për finale, Brdaric: Të kualifikohemi në kohën e rregullt

23 Prill 2025 | 17:44

Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Dinamo përballet me Vllazninë në Elbasan, ndërsa Partizani udhëton drejt Rrogozhinës ku e pret Egnatia.

4 skuadrat të cilat janë thuajse edhe finalist në fazës final 4, përballen me njëra-tjetrën në një tjetër kompeticion siç është kupa.

Shkodranët e udhëhequr nga Thomas Brdari e cilësojnë kupën, si kurorëzimin e punës gjithë sezonale.

“Është koha të marrim atë për të cilën punojmë që nga fillimi i sezonit, të marrim një produkt që vjen pas ecurisë së mirë. Përballemi me Dinamon me motivim të plotë. Ndeshja e parë u mbyll 0-0 në shtëpi, në Elbasan duhet të jemi sa më të fokusuar si në sulm ashtu dhe mbrojtje”, tha Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë.

Vllaznia i ka marrë të gjithë masat edhe sikur asgjë të mos mbyllet për 90 minuta.

“Ne po punojmë fort, të sigurojmë kualifikimin në kohën e rregullt. Nëse shkojmë më tepër kemi forcë, jemi të përgatitur në aspekt fizik e psikologjik. E dimë se si duhet të luajmë, lojtarët i kujtoj të jenë të disiplinuar, por mbi të gjitha me dëshirë për këtë ndeshje vërtet special”, shtoi Brdari.

Për kapitenin Balaj, kjo ndeshje i ka të treja rezultatet.

“Sigurisht, në këtë pikë ku jemi mbetet një ndeshje në kampionat, por para saj kemi një duel të rëndësishëm me Dinamon, që do na siguronte finalen. Pas 0-0 në Shkodër, kjo do luhet si finale, i ka 3 rezultate. Kemi gjendje të mirë psikologjike, luftojmë për vendin e dytë në final 4, jemi gati të japim më të mirën”, tha Bekim Balaj, Futbollist i Vllaznisë.

Paralelisht do të luhet dhe në Rrogozhinë, aty ku Egnatia do të provojë të përmbysë disavantazhin prej 1 goli të ndeshjes së parë me Partizanin, ndërsa sfida Vllaznia-Dinamo u mbyll në barazim pa gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026