Financimi rus, Këlliçi: Basha të thotë të vërtetën, asnjë deputet s’ka pasur dijeni

21 Shtator 2022 | 16:50

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, tha se nëse është e vërtetë se Lulzim Basha ka marrë financim 500 mijë dollarë nga Rusia, duhet të dalë dhe ta thotë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka deklaruar se atë kohë, pra në vitin 2017 asnjë deputet nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit, ndërsa theksoi se është bërë në mënyrë individuale dhe për këtë i takon vetëm ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës të flasë.

“Në momentin që raportimet  vijnë nga BBC, VOA dhe flitet për raportime  inteligjente amerikane, sigurisht që duhet të bëhet transparencë. Është në nder të  Bashës që të flasë hapur dhe të bëjë transparencë.  Nëse ka një të vërtetë në këtë çështje është një njollë që nuk ka pse ta mbajë askush në PD, përveç atyre që kanë dijeni dhe kanë qëndruar prapa asaj skeme lobimi.  Kjo është një çështje shumë e rëndë, cenon drejtpërdrejt marrëdhëniet tona me SHBA. Asnjë deputet i PD-së në atë kohë nuk ka pasur dijeni për kontratën e lobimit. Është bërë në mënyrë individuale, ndaj i takon Bashës që të flasë”- deklaroi deputeti.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)

Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
09:37 | 27/07/2026

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026