Fitër Bajrami në Fier, dhjetëra besimtarë bashkohen në shesh për faljen e namazit
Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë islame.
Që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët në Fier kanë falur namazin në sheshin qëndror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 ku dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes së madhe, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri-tjetrit.
Në ligjëratën e tij, myftiu Mikel Hazizolli ka uruar e përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë duke i ftuar të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë dhe sa më solidare.
Falja e Fitër Bajramit vijon më pas në çdo familje fierake besimtarësh me drekat familjare, si shpërblim për sakrificën nëpërmjet agjërimit gjatë 30-ditëve të Ramazanit.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun