Fitore dramatike e Partizanit ndaj Teutës në Durrës, Elbasani mposht Egnatian

9 Nëntor 2025 | 19:42

Këtë të diel u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura të javës së 11-të në Superligën shqiptare.

Në Durrës, Partizani arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Teutës, ndërsa AF Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Egnatias në Elbasan.

Në “Niko Dovana”, Teuta e nisi ndeshjen me avantazh 2-0 pas golave të Maçollit (32’) dhe Tolit që shënoi direkt nga goditja e këndit.

Pjesa e dytë solli përmbysjen e pabesueshme të Partizanit, i cili edhe pse mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, shënoi tre herë.

Kontreras realizoi dy gola për 2-2, ndërsa Gonzales gaboi një penallti për Teutën. Fitorja u vulos në minutën e 86-të, kur Toma realizoi penalltinë që i dha tri pikë Partizanit.

Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani mposhti kampionët në fuqi të Egnatias 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Blaise Tsague në minutën e 67-të, ndërsa Egnatia mbeti me një futbollist më pak pas daljes me të kuq të Jaime në minutën e 49-të.

Me këto rezultate, Vllaznia dhe AF Elbasani ndajnë kreun e Superligës me nga 23 pikë secila, duke krijuar një distancë nga Egnatia dhe Dinamo, që renditen pas tyre.

Rezultatet, java e 11-të:

Bylis 0-1 Flamurtari (Stadiumi i Vlorës)

Tirana 0-2 Vora

Vllaznia 1-0 Dinamo

17:00 AF Elbasani 1-0 Egnatia

17:00 Teuta 2-3 Partizani

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit...
19:44 | 08/07/2026