Fjalët e para të trajnerit të ri të Kombëtares: Shqipëria përfaqëson një popull me krenari të madhe
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka falenderuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mundësinë e dhënë për të drejtuar kuqezinjtë, duke theksuar se e konsideron një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ish-trajnerin Sylvinho, për fjalët dhe kontributin e tij gjatë këtyre viteve në drejtimin e Kombëtares, duke theksuar se e ka ndjekur nga afër ecurinë e ekipit dhe se i jep komplimentet e tij për punën e bërë.
“Falenderoj presidentin Duka që më jep mundësinë të trajnoj një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Të jesh afër Shqipërisë dhe tifozëve të saj është diçka që e kam perceptuar gjithmonë si një lidhje të fortë me krenarinë dhe pasionin e tyre.
Premtimi im është të transferojmë këtë dashuri për fanellën në fushë, duke dhënë maksimumin nga unë dhe nga stafi që do të punojë me mua. Do të jetë një angazhim moral dhe profesional i madh.
Ky është një mision që e ndjej fort nga brenda dhe dua që në fushë të reflektohet ajo që përfaqësoni ju, tifozët dhe i gjithë kombi.”
Këto ishin fjalët e para të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, gjatë konferencës për shtyp, ku ishte i pranishëm së bashku me presidentin Armand Duka dhe ish-trajnerin Sylvinho.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…