Artisti Alkent Pozhegu ishte mëngjesin e kësaj të marte në “Good Morning Albanians” ku tregoi rreth vështirësive të realizimit të flamurit kuq e zi në formën e një mozaiku me drithëra.
Duke folur për vështirësinë e realizimit, artisti tha se nuk mund ta bënte në shi sepse ajo do të lëvizte, ndërsa tha se kishte përdorur plot 750 kilogram drithëra për ta realizuar.
“Dimensioni ka qenë 120 metra katror dhe 750 kilogram janë shfrytëzuar drithëra. Para dy viteve e kam realizuar flamurin në Tiranë, ndërsa këtë radhë vendosa ta realizoj në Prekaz.
Në datë 28 nëntor ka ditëlindjen edhe komandanti legjendar Adem Jashari, por për fat të keq data 28 parashikohej me shi dhe vendosëm ta bëjmë në datë 27. ka qenë një kënaqësi e veçantë realizimi i flamurit në këtë ambient aq të bukur”,-tha artisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- 111-vjetori i Pavarësisë, Meta uron shqiptarët: Dita e Flamurit, simbol bashkimi
- Sot 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit