Flet kolegu i Anila Prendushit: Kam punuar me të, ndër psikologet më të mira
44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.
Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë
Klajd Xhelili, psikoterapist i cili ka punuar me 44-vjeçaren Anila Prendushi tregoi në emisionin People në Euronews Albania se ajo është një nga profesionistet më të mira në fushën e saj.
“Në një nga organizatat kam pasur privilegjin të punoj me Anilën dhe besoj se është një nga ekspertet më të mira në zonën e Shkodrës, është një person sakrifikues për të gjitha grupet e margjinalizuara. Termi krim pasioni nuk është i përshtatshëm se ku ka pasion nuk duhet të ketë dhunë, por tolerancë. Për mua Anila është një nga profesionistet më të mira në qytetin e Shkodrës, njëri sakrifikues që ka punuar për mbrojtjen e fëmijëve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)