Flet në Euronews Albania Marko Kepi, shqiptari që garon për senatin e Nju Jorkut
Marko Kepi, shqiptari që garon për senatin e Nju Jorkut tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Thimi Samarxhiu nga Nju Yorku se komuniteti shqiptar me të drejtë vote në zonë mund të bëjë diferencën.
Ai u shpreh se gjatë fushatës ka pasur mbështetje të madhe nga komuniteti gjeorgjian dhe ai hebre, të cilët siç tha janë 100 për qind republikanë, parti për të cilën ai garon.
“Kemi shumë mbështetje nga komunitete që zakonisht nuk votojnë për republikanët, është zonë demokrate zakonisht, por ka edhe në zonë tjetër e banuar nga komunitetin shqiptar. Këtu demokratë fitojnë me 20 mijë vota diferencë, në zgjedhjet e fundit kundërshtarja ime fitoi me vetëm 800 vota. Votuesit janë mërzitur me rritjen e çmimeve, krimet, shohin se demokratët në 4 vitet e fundit e kanë shkatërruar vendin. Ndihmën më të madhe e kam pasur nga komuniteti gjeorgjian deh hebre. Në këtë zonë janë 1040 shqiptarë me të drejtë vote, kundërshtarja ime fitoi me 800 vota, kështu që mund ta bëjnë diferencën. Komuniteti më i madh, ai ruso-hebre është 100 për qind republikan”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush kryeson në SHBA, sondazhet në prag të zgjedhjeve: Shtetet që vendosin
- Çfarë thonë sondazhet, më pak se 48 orë nga dita e zgjedhjeve në SHBA
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima