Flet nëna e një nga fëmijëve të dhunuar në kopsht: Jam e shokuar! Kishte mbi 1 vit
Një ngjarje e rëndë është publikuar këtë të enjte pas një denoncimi të bërë nga Lorenc Rrapa për edukatoren e djalit të tij, Rudina Gërdani, e cila sipas tij ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve për të cilët duhet të kujdesej në kopshtin privat “Gledis”.
“Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”, kanë qenë këto fjalët e 3-vjeçarit Priam dhe një shenjë e nxirë në krahun e tij të cilat e nxitën Lorenc Rrapën që të kërkonte pamjet nga kamerat e kopshtit.
I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, Lorenc Rrapa tha se në pamjet filimike pa se djali i tij nuk ishte i vetmi që ishte dhunuar, por ishin edhe tre fëmijë të tjerë. Pasi ka siguruar videot ai ka kontaktuar me nënën e një djali tjetër të dhunuar e cila në një lidhje telefonike për emisionin tha se ndihej e shokuar nga ngjarja por edhe nga mosreagimi i drejtuesve të kopshtit në momentin kur e mësuan se edukatorja kishte dhunuar fëmijët.
Sipas saj ngjarjen ajo e mësoi nga Lorenci, ndërsa drejtoresha e kopshtit nuk i kishte kërkuar as falje për situatën që djali i saj kishte përjetuar në kopsht.
“Djali ka një vit e 4 muaj që shkon në këtë kopsht. Kam tre ditë që e kam djalin me temperaturë. Nuk po e marr dot veten. Ja di për faleminderit Lorencit. Drejtoresha e kopshtit nuk mori guximin apo mundimin pasi pa videon që të më thotë se çfarë ka ndodhur. Ajo ka thënë vetëm në grupin e kopshtit me një mesazh që ka ndodhur një incident me një fëmijë në kopsht dhe kishin pushuar edukatoren”,-tha nëna e një nga fëmijëve të dhunuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona