Fleta e votimit, Salianji: S’besoj te numrat, PD në këto zgjedhje është e uzurpuar
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, teksa komentoi renditjen e partive në fletën e votimit për zgjedhjet lokale tha se nuk beson te numrat por tek puna dhe aktiviteti që bëjnë partitë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji theksoi se PD në këto zgjedhje këtë vit është e uzurpuar për shkak të keqmenaxhimit dhe të interesave personale të disa personave.
“Nuk besoj te numrat, besoj te puna dhe te aktiviteti. PD zyrtare është pothuajse inekzistente dhe ia la bosh fushën Ramës dhe Berishës. Është një dorëzim pa kushte që nuk ia vlen as të komentohet.
PD e Shqipërisë për fat të keq në këto zgjedhje është e uzurpuar për shkak të keqmenaxhimit dhe të interesave personale që kanë kapur për fyti drejtues të caktuar. Unë do jem kudo, në çdo protestë dhe aktivitet ku organizohen kundër qeverisë. Unë mbështes kandidatët që kanë dalë nga primaret”- tha ai.
Ndërsa komentoi ndarjen e fondit për partitë politike, Salianji nënvizoi se këto të fundit duhet të bëjnë deklarimin përkatës për shpenzimet që bëhen gjatë fushatës.
“Di të them se deklarimi për çdo shpenzim që bëhet gjatë fushatës është i detyruar për t’u bërë në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve, ashtu si detyrimet e financimit janë të detyruara për t’u bërë publik nga KQZ”- shtoi Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan