Fluks i lartë në Kapshticë, emigrantët shqiptarë rikthehen drejt Greqisë pas festave

3 Janar 2026 | 15:06

Pasi kanë festuar festat me familjarët e tyre, ditën e sotme ka filluar kthimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Gjatë orëve të pasdites, fluksi i lëvizjeve ka qenë i madh aq sa pala shqiptare punon në dalje drejt vendit fqinj me 5 sportele, dy prej të cilëve për mjetet e tonazhit të rëndë ndërsa në hyrje me 2 sportele.

Në kushte kur fluksi i lëvizjeve është i madh, përfaqësues të stacionit të policisë kufitare në Kapshticë kanë marrë takim me homologët grek të cilëve u kanë kërkuar të shtojnë edhe një sportel me qëllim përpunimin sa më shpejt të jetë e mundur të kontrolleve policore në të dy anët e kufirit.

Nga ana tjetër, pala shqiptare i ka kërkuar policisë së vendit fqinj të punohet herë pas here edhe me procedurë të përshpejtuar për shtetasit që kanë pasaporta e karta identiteti të vendit fqinj.

Edhe për autoritetet tona kufitare ky fluks është i pritshëm pasi hyrjet për festat e fundvitit kanë qenë të mëdha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Gjithashtu, policia jonë kufitare u kërkon shtetasve shqiptarë të mos lënë ditët e fundit për rikthimin e tyre në vendet e punës por të shpejtojnë për të shfrytëzuar gjithë orarin e mundshëm të ditës për të shmangur në maksimum radhët e gjata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026