Flutura Açka dorëhiqet nga funksionet në Partinë Demokratike
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është dorëhequr nga të gjitha funksionet e saj në Partinë Demokratike.
Açka ishte anëtarë e kryesisë së PD dhe kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit.
Përmes një shkrimi të gjatë në faqen e vet në Facebook, Açka analizon disfatën e PD në zgjedhjet e 6 marsit.
E vetmja rrugë që ‘PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në forcë e përbashkuar opozitare’, sipas deputetes demokrate është tërheqja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
“Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria”, shkruan Açka në Facebook.
Një ditë më parë, zv.kryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjithashtu dha dorëheqjen nga çdo funksion politik në parti.
Gjekmarkaj ka kërkuar që të ngrihet një komision për të çuar PD në zgjedhje të brendshme pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar