Flutura Açka: Kur ta ndjej se politika po më ndot, do të largohem

13 Shtator 2021 | 09:30

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është shprehur për Euronews Albania se kur ta ndjejë që politika po e ndot, do të largohet vetë.

“Unë kam parë gjëra që nuk i dija. Ndryshe është nga studioja jote e shkrimtarit, nga bota virtuale ku t’i funksionin e i shikon gjërat më me ngjyra dhe të vijnë në një formë tjetër. Ndryshe është kur i prek, kur hap portën shikon çfarë mjerimi është. Kush e la në një mjerim të tillë pas 30 vjetësh? Ja pra kjo politika për të cilën po flasim. Kam hyrë me vullnet të plotë për t’u bërë pjesë dhe druhen mos të bëhem pis dhe dua të dal jo e ndotur nga kjo gjë”, u shpreh ajo.

“Nëpunësi shqiptar, deputeti shqiptar është shërbëtor i publikur shqiptar, jo arrogant, jo njeri që shet mend në parlament dhe foltore”, shtoi ajo.

Deputetja theksoi se në politikë nuk mund t’i bësh gjërat me sforco, por ku vjen momenti duhet të pranosh edhe të dalësh.

“Kur nuk ndodhin, nuk të bësh sforco dhe t’i ngjitesh kryetarit pas xhakete dhe t’i thuash që unë dua të hyj prapë. Por, duhet të pranosh që vjen një moment që duhet të dalësh. Atë moment unë do ta kuptoj, se kam aq aftësi të reflektoj mbi gjërat e mia në jetën time”, tha deputetja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022