Flutura Açka thotë se grisja e fletëve të votimit nuk kishte të bënte me Lindita Nikollën
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha se grisja e fletëve të votimit për kryetaren e re të Kuvendit nuk kishte të bënte personalisht me Lindita Nikollën, por me ilegjitimitetin e mazhorancës.
Në intervistën për Euronews Albania ajo tregoi se kishte pasur ndrojtje para se të griste fletën e votimit sepse gjithmonë ka qenë në mbështetje të grave dhe pikërisht për këtë arsye nuk do donte të ndodhte ashtu.
“Për gruan që kam luftuar gjithë jetën time, në një moment të caktuar për shkak të politikës dhe për shkak të qëndrimit se jam e bindur që ajo mazhorancë është ilegjitime, jam e bindur se kam qenë vetë pjesë e procesit, jam e detyruar të bëj një akt që nuk shkon në natyrën time për një gjë që është thjesht politike,” – u shpreh Açka, ndërsa theksoi se si veprim mund të mos i pëlqejë por si akt qëndrimi është ai i duhuri.
Shkrimtarja solli në vëmendje se pas zgjedhjeve Partia Demokratike është më e përgjegjshme pas zgjedhjeve dhe shtoi nga ana tjetër se sado vendim tronditës, përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së nuk duhet të ndikojë te struktura e partisë.
“Më gënjejnë pa turp dhe unë pa turp i gënjej duke i dëgjuar deri në fund,” – e përmbylli intervistën për Euronews Albania shkrimtarja Açka duke përshkruar situatën në politikën aktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta