Fondacioni Vodafone Albania mbështet ekipin shqiptar në Lojërat Olimpike Speciale

15 Qershor 2023 | 19:33

Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” do të jetë pjesëmarrës këtë vit me 10 sportistë me aftësi të kufizuara në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, i cili zhvillohet nga 17- 25 qershor. Në rrugëtimin e tyre deri në këtë hap cilësor, ekipi ka pasur shumë mbështetës.

Një ndër ta është edhe Fondacioni Vodafone Albania, që për vite me radhë ka mbështetur skuadrën kombëtare të Special Olympics në eventet ndërkombëtare dhe vazhdon të mbështesë sportistët tanë me telefona celularë si dhe paketë roaming falas përgjatë gjithë qëndrimit të tyre në Olimpiadën e Berlinit.

Fondacioni Vodafone Albania ka pasur gjithmonë në fokusin e Kontratës Sociale me qytetarët, komunitetet e partnerët edhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara për të dhënë kontributin e saj që nga përdorimi i teknologjisë së komunikimit Askush të mos mbetet pas. Komunikimi pa limit do t’u japë mundësi sportistëve tanë specialë të kenë mundësi jo vetëm të ruajnë komunikimin me familjet e tyre në Shqipëri, që është tepër e rëndësishme për ta, por edhe do të mund të postojnë ditë pas dite ecurinë e tyre në lojërat olimpike. Dhe ne shpresojmë që në njërën nga këto postime të shohim edhe ndonjë medalje.

 

Siç shprehet edhe Jonida Lakuriqi, Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone Albania: “Betimi i atletëve të Lojërave Speciale Olimpike përmbledh gjithë filozofinë e jetës dhe përpjekjeve të tyre. Le të fitoj! Dhe nëse nuk fitoj, le të jem guximtar në përpjekjen për ta arritur atë. Këta të rinj me aftësi të kufizuara, por me shumë dëshirë e vullnet për të shtyrë limitet e tyre çdo ditë, ia kanë dalë të jenë fitimtarë në garën e madhe të jetës, duke u përballur me dinjitet, së bashku me familjet e tyre, me sfidat më të cilat fati i ka përballur. Ata kanë ardhur deri në eventin e Lojërave Speciale Olimpike dhe ky rrugëtim kurajoje e vendosmërie është frymëzim për të gjithë ne.”

Ekipi shqiptar “Special Olympics Albania” do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023 në 4 disiplina: basketboll, not, atletikë dhe peshëngritje. Ai përbëhet nga 10 atletë, 7 trajnerë dhe sportistët vijnë nga 3 qytete të ndryshme.

Me këtë projekt dhe delegacion ambicioz prej 20 personash do të çelet një dritare për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe mbështetësit e tyre duke treguar kurajë, talent dhe vendosmëri për të thyer barrierat përmes sportit. Dhe gjithashtu të përcjellim edhe njëherë mesazhin e rëndësishëm se Së bashku ne mundemi të garojmë, e pse jo, edhe të fitojmë medalje!

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026