Formimi i qeverisë në Malin e Zi, negociatat dhe me partinë nacionaliste pro-serbe

17 Korrik 2023 | 10:03

Gjate kësaj jave “Lëvizja Evropa Tani” do t’u dërgojë ftesë subjekteve politike për negociata konkrete për formimin e qeverisë së re. Ftesa do t’u shkojë edhe përfaqësuesve të koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, kryesuesi i kesaj listës, Millan Knezheviç njihet si nacionalist pro serb dhe qëllimi i tij është tërheqja e njohjes për Kosovën.

Më 14 korrik, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, duke plotësuar kështu kushtet formale për fillimin e negociatave për formimin e qeverisë.

Lideri i Europës tani” dhe kandidati kryesor për kryemnistër i qeverisë së re, Millojko Spajiç, tashmë duket se ka arritur marrëveshje me Malin e Zi Demokratik të Aleksa Beçiç duke përjashtuar Urën e Dritan Abazoviç, të cilët garuan së bashku në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Partinë Boshnjake, Iniciativën Qytetare Kroate dhe dy koalicionet shqiptare për formimin e qeverisë.

Ambasadorët e SHBA dhe BE në Mal të Zi kane bërë më herët të ditur se drejtuesit e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” e njohur si pro serbe dhe ruse nuk janë aleat të tyre, një mesazh ky për të mos u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se do të jetë lajm i keq nëse qeveria e re e Malit të Zi do të jetë pa serbët, të cilët përbëjnë rreth 30 për qind në popullsinë e vendit.

Në një intervistë për Politico, ai tha se do të ishte “një mesazh i keq që qëndrimi negativ ndaj serbëve do të vazhdojë”.

Daçiç po ashtu theksoi se vizita e presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Serbi ishte shumë e rëndësishme dhe se ajo u zhvillua në atmosferën më të mirë të mundshme.

“Pas një kohe të gjatë patëm një takim të rëndësishëm në nivelin më të lartë, në nivelin e dy presidentëve dhe u konfirmua se Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet më të afërta në rajon dhe kështu duhet të jetë. Është e rëndësishme. se presidenti Milatoviç, pas Brukselit, në fillim erdhi për vizitë në Beograd, sepse është gjithashtu një sinjal i fortë se marrëdhëniet tona po normalizohen dhe se me ndryshimet politike në Podgoricë po afrohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. komunikim miqësor.

Lajmi i keq do të jetë nëse qeveria e re e Malit të Zi do të jetë pa serbët, të cilët përbëjnë rreth 30 për qind në atë vend. Është një mesazh i keq që qëndrimi negativ ndaj serbëve do të vazhdojë”, tha Daçiç.

Koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” tha se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve janë gati për bisedime me Lëvizjen Evropa Tani dhe partitë e tjera.

Por drejtuesi i koalicionit Millan Knezheviç, përveç që po tenton të tërheq njohjen e Kosovës nga Komuna e Zetës, së fundmi ka komentuar edhe koncertin e tenorit të njohur shqiptar Ramë Lahaj, tha se kishte përshtypje se Ulqini nuk ndodhet në Mal të Zi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026