Formula 1 zyrtarizon kalendarin Sprint për sezonin 2026
Formula 1 ka zyrtarizuar kalendarin e garave Sprint për sezonin 2026, duke përzgjedhur gjashtë pista që do të presin formatin e shkurtuar dhe dinamik të fundjavës. Shangai, Miami, Montreali, Silverstone, Zandvoort dhe Singapori janë destinacionet ku do të zhvillohen garat Sprint, ndërsa tri prej tyre Kanadaja, Holanda dhe Singapori përfshihen për herë të parë në këtë format.
Këto gara pritet të sjellin një dozë të shtuar spektakli dhe strategjie në mes të një sezoni që shihet si pikë kthese në historinë e këtij sporti. Viti 2026 do të shënojë nisjen e epokës së re të rregulloreve teknike, të cilat pritet të transformojnë ndjeshëm makinat dhe konkurrencën në pistë.
Ndërkohë, Kampionati Botëror i Formula 1 për vitin 2026 do të hapet më 6-8 mars në pistën e ‘Albert Park’ në Melburn të Australisë, ndërsa mbyllja do të bëhet më 4-6 dhjetor në ‘Yas Marina’, me Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Me gjithsej 24 gara të planifikuara, ky sezon pritet të jetë një nga më të gjatat dhe më emocionuesit në historinë e këtij sporti elitar.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim