Forumi bizantin i Durrësit, ekspertët ngrënë shqetësimin për kërkimet arkeologjike

16 Gusht 2023 | 17:06

Në Durrës prej disa javësh kanë nisur gërmimet në zonën arkeologjike të njohur si forumi bizantin. Ekspertët ngrëne shqetësimet se kërkimet nuk po bëhen sipas standardeve.

 “Gërmimet që bëhen pas meje janë gërmime  sistematike që bëhen për të glorifikuar një objekt, por jo për të lexuar historinë tonë.”

Ky është qëndrimi i urbanistit Artan Kacani, për ekspeditën më të fundit të Institutit të Arkeologjisë në një nga sitet më të rëndësishme të Durrësit, atë të Forumit Bizantin.

Punonjës të bashkisë atje po mbyllin gropën, që sipas Kacanit nuk u hap për qëllime kërkimore.

“Gërmimet arkeologjike të ditëve të sotme kanë qenë gërmime të formës grabitqare. Kanë synuar të hapin një gropë në mes të mureve, të kuptojnë çfarë ka pasur aty dhe më pas ta mbyllin sërish, por jo në leximin dhe interpretimin e tyre”,- Artan Kacani, urbanist

 “Për momentin gërmimet duken si një pikë në një oqean. Për sa kohë nuk janë përcaktuar objektivat kërkimorë e shkencorë, atëherë kemi ndërhyrje jo të drejta.”

Problem mbetet për të, pamundësia e të apasionuarve pas historisë për të parë e prekur nga afër Forumin e gjetjet e dala prej tij.

 “Gërmimet arkeologjike pas meje janë gërmime, të cilat asnjëherë nuk i janë ofruar publikut në mënyrë të hapur”,-Artan Kacani, urbanist.

Forumi Bizantin, që daton në fund të shek. V e.s. dhe është përdorur deri në shek.VIII e.s., ndodhet në qendrën historike të qytetit dhe është ndër monumentet e rralla të epokës bizantine në vendin tonë.

Gjatë ekspeditave të mëparshme, arkeologët kanë theksuar se poshtë gjetjeve të fragmenteve të godinave romake të banimit, mund të zbulohen edhe gjurmë të kulturës helenistike dhe asaj ilire.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026