Foto e Ahmetajt në Kakavijë, Imeraj: Kush ia dha informacionin ish-ministrit

12 Korrik 2023 | 17:44

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj komentoi foton e publikuar nga Artan Hoxha, ku shihet ish-ministri Arben Ahmetaj në kufirin e Kakavijës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se nëse kërkesa për arrestimin e Ahmetajt ka mbërritur në Kuvend para se ish-ministri të kalonte kufirin atëherë informacioni ka rrjedhur jo vetëm nga Prokuroria e Posaçme por dhe nga Parlamenti.

“Nëse kërkesa për dhënien e autorizimit nga Prokuroria e Posaçme ka mbërritur në Kuvend më përpara në kohë se sa kalimi i kufirit nga ana e Ahmetajt, atëherë nuk mbetet topi i dhënies së informacionit vetëm te prokuroria e posaçme por dhe te Kuvendi. Pra shpërndahet përgjegjësia për dhënien e informacionit. Nëse ka ndodhur më vonë. Të gjitha këto të dhëna mund të çojnë se informacioni është dhënë nga Prokuroria e Posaçme”- tha Elisabeta Imeraj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023