Fotografon të panjohurit në rrugë. Brian Hoxha kujton personazhin e parë
Fotografi Brian Hoxha i ftuar në “Good Morning Albania” ka kujtuar momentet e para që nisi t’i bënte fotografi njerëzve të panjohur nëpër rrugët e Tiranës. Një nga personazhet e parë që atij i është ngulitur në mendje ishte një vajzë me flokë të kuqe dhe lëkurë të bardhë në qendër të Tiranës.
“Personazhi i parë që i kam folur ishte një vajzë flokëkuqe, me flokë të gjatë, lëkurë shumë të bardhë e sytë shumë të çelur. Ishte në qendër të Tiranës, po priste dikë më duket. Në atë moment ishte vetëm po të ishte me dikë tjetër nuk do shkoja se do më vinte pak siklet.
Unë fillimisht i sigurova disa foto kur nuk e kishte mendjen, se mos nuk pranonte. Pastaj shkova. Atëherë ishte më e vështirë se nuk më njohin. Tani më thonë ai I “dritëhijes”. Por kisha aparatin në dorë dhe po sigurohesha që të dukej. I thashë, vajza ishte shumë solare ,shumë pozitive, por kishte turp. I thash ta provonim dhe po mos të pëlqejnë i fshijmë”-tha për Euronews Albania fotografi Brian Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zaimi: Personat me Sindromën Down nuk duhet të trajtohen sikur po bën bamirësi
- Escobar: Marrëveshja e Ohrit ka detyrime, nënshkrimet nuk kanë rëndësi
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa