Franca stërvitje ushtarake me pagesë, Macron: Rreziku për luftë, i pranishëm

27 Nëntor 2025 | 15:33

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar të enjten rikthimin e shërbimit ushtarak në Francë, në një kohë kur frika për një përballje me Rusinë po rritet.

Kur kanë kaluar mbi 25 vjet nga heqja e rekrutimit, plani i ri parashikon që të rinj dhe të reja të dalin vullnetarë për një stërvitje ushtarake 10-mujore, kundrejt një pagese.

“Mënyra e vetme për t’iu shmangur rreziqeve është të përgatitemi për to. Ne duhet të mobilizohemi, të mobilizojmë kombin në mënyrë që të jetë në gjendje të mbrohet dhe të respektohet”, ka deklaruar Macron gjatë një takimi në një bazë ushtarake në jug të Francës.

Shërbimi i ri kombëtar do të nisë të aplikohet gradualisht duke filluar nga vera e ardhshme dhe do të ketë në fokus të rinjtë 18 ose 19-vjeçarë, që do të marrin të paktën 800 euro në muaj.

“Në këtë botë të pasigurt, ku forca triumfon ndaj së drejtës, rreziku për luftë është i pranishëm”, ka thënë Macron.

Ai ka theksuar se, forcat e armatosura do të përfitojnë nga të rinjtë dhe të rejat e motivuara dhe ka shtuar se, angazhimi i tyre është një akt besimi tek rinia franceze.

Fillimisht, kuota e kadetëve do të jetë e kufizuar në 3 mijë vitin e kaluar, por pritet të rritet në 50 mijë brenda vitit 2035.

Franca ka aktualisht një personel ushtarak prej 200 mijë trupash dhe 47 mijë rezervistë. Skema e re pritet ta çojë strukturën në 3 nivele, profesionistët, rezervistët dhe vullnetarët.

Ndryshimi e vë Francën në linjë me vende të tjera evropiane që kanë futur skema të reja të shërbimit ushtarak, me parametra të ndryshëm, për shkak të frikës nga një agresion i mundshëm rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026