Francezët zgjedhin Durrësin, qyteti plotëson kërkesat e tyre për histori dhe kulturë
Plazhet, ditët plot diell dhe trashëgimia e pasur historike e kulturore e Durrësit, janë kthyer në një “magnet” për turistët, që kërkojnë një pjesë të parajsës mesdhetare.
Muajt e fundit të shumtë kanë qenë vizitorët francezë, të “etur” për përvoja autentike, përtej zonave turistike të bujshme në Europë.
“Unë jam francez dhe kjo është hera ime e parë në Durrës. Është shumë bukur këtu në Shqipëri, vërtetë një vend i pazbuluar. Prandaj erdha ta vizitoj, sepse m’u duk një destinacion i veçantë.”
Por çfarë vlerësojnë më shumë ata nga qyteti bregdetar?
“Edhe për mua është hera e parë që vij në Shqipëri dhe është shumë bukur këtu, sepse ka shumë gjëra për të parë dhe shumë gjëra për të bërë. Ka shumë site historike (arkeologjike) dhe ne na pëlqen shumë. Kam shumë qejf të kthehem sërish, ky është vërtetë një qytet shumë i bukur.”
“Më pëlqen se është një vend i thjeshtë dhe njerëzit janë shumë simpatikë. Do të qëndrojmë një javë këtu, në Golem pranë detit.”
Durrësi 3000-vjeçar, i njohur për amfiteatrin e sitet e shumta arkeologjike, jetën e gjallë dhe detin Adriatik, po mirëpret shumë turistë, nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, jo vetëm përgjatë sezonit veror.
Kjo sepse operatorët turistikë flasin për një zgjatje të sezonit të rërës dhe diellit, nga prilli deri në nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë