Fredi Beleri fitoi Bashkinë e Himarës, reagon Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka reaguar pas fitores së Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës.
Në një deklaratë për mediat ai theksoi se Beleri se do të jetë në krye të detyrës si kryetar i Bashkisë ndërsa shtoi se lajmin e fitores ia çuan në burg.
“E prisnim këtë fitore. Me arrestimin e Belerit që në fakt është pengmarrje e Belerit. Por populli foli, dhe kjo është triumf për Belerin. Një faqe e re po çel për Bashkinë e Himarës. Beleri do të jetë shumë shpejt në krye të detyrës në krye të Bashkisë. Beleri e mori lajmin”- tha Dule.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Gara mes kandidatit socialsit Jorgo Goro dhe Belerit ishte tepër e ngushtë.
Fredi Beleri, u arrestua mëngjesin e 12 majit me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të votave.
Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ishte prej ditësh në hetim.
Tani pritet procesi gjyqësor për Belerin nëse ky i fundit do të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Himarës apo në këtë Bashki do të zhvillohen sërish zgjedhje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë