“Frika e SHBA”, gazetarja: Përplasja Serbi-Kosovë mund të dalë jashtë kontrollit

26 Shtator 2023 | 21:29

Gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci tha në emisionin Now në Euronews Albania se frika më e madhe e SHBA pas sulmit të fundit në veri, është që përplasja Serbi-Kosovë mund të dalë jashtë kontrollit.

Sipas saj, kjo është arsyeja pse përpjekja e diplomacisë po kërkon nga të dyja palët të rinisin dialogun si e vetmja mënyrë për të shmangur një përplasje tjetër të mundshme.

“Uashingtoni është i shqetësuar mjaftueshëm se kjo gjendja mund të dalë jashtë kontrollit, kjo thuhet në një gjuhë diplomatike nga zyrtarët e lartë dhe më hapur nga ekspertët. Kjo frikë që retorika nxitëse mund të sjellë përshkallëzim të situatë ka bërë që ata të kërkojnë që palët të rikthehen urgjentisht në dialog. Ekziston një frikë që mund të bëhet situata më keq, por edhe shpresa që të dyja palët mund t’i kthehen bisedimeve”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026