Fshatrat po rrënohen, qytetet drejt zvogëlimit! Pse po ikin shqiptarët

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Disa e quajnë lëvizje të lirë, të tjerë largim. Ka nga ata që flasin për braktisje, por ka dhe nga ata që e gjykojnë si një eksod biblik. Të gjitha këto janë sinonime të emigrimit, si plagë e hapur këtu e 33 vite më parë, e që nuk u mbyll asnjëherë në Shqipërinë tonë.

Shtëpitë në fshatrat e thellë janë rrënuar në masë tashmë. Shumë qytete janë zvogëluar, dhe jeta në to përfundon sapo bie muzgu, me ëndrrën për t’u zgjuar në Europë, Amerikë apo Australi, ëndërr që e kanë prekur dhe po e jetojnë njerëzit e tyre të afërm.

- Advertisement -

“Kjo përkthehet vetëm me një term. Shqipëria po bëhet një vend i pabanueshëm. Nuk banohet dot. Nuk është puna as te rrogat, as te qarkullimi në rrugë, as te aksidentet. Të gjitha bashkë, politika nuk po e gjen ilacin, sepse po e kthejnë nga dita në ditë në tokë të pabanueshme”, deklaroi sipërmarrësi Gjergji Gjika.

Numrin më të madh të banorëve që kanë jetuar brenda vendit që nga koha kur u themelua shtet, Shqipëria e ka regjistruar në vitin 1989, me 3,2 mln banorë. 20 vite më pas, 10% e njerëzve kishin ikur jashtë, pjesa më e madhe të hipur në anije e gomone të tejmbushura në kërkim të lirisë dhe mundësivë të privuara nga regjimi komunist.

“Pas viteve 90 pati një ikje masive të shqiptareve drejt një bote të panjohur dhe kjo gjë u evidentua në censusin e parë të bërë në 2001-shin, kur popullsia nga 4.1 milionë shkoi në 3.1 mln……Dhjetvjecari i dytë ishte më tepër bashkim familjesh, dhe kur u bë CENSUSI I vitit 2011, popullsia rezultoi 2.8 mln, pra një ikje me 300 mijë vetë në 10 vjet”, tha Ines Nurja, eksperte e statistikave.

Statistikat zyrtare për numrin e banorëve që jetojnë në vend, shtetet ia besojnë CENSUSIT, ose regjistrimit të popullsisë dhe banesave, i cili kryhet cdo 10 vite nga një ekip i madh njerëzish të certifikuar që trokasin derë më derë dhe pasqyrojnë të dhënat në regjistrin zyrtar të Insititutit të Statistikave. Ky regjistrim, i cili duhet të mbyllej në vitin 2020, po vonon të kryhet, por, në mungesë të tij, tkurrja e popullsisë mund të lexohet kudo; në shkolla, në maternitete, në zyrat e gjendjes civile e në ndërmarrjet private që kërkojnë punëtorë.

“Të dhënat e EUROSTAT që janë me emër mbiemër, tregojnë që në vitet 2014-2022 janë 930 mijë vetë që kanë tentuar emigrimin.

Nuk e di se sa mund të jenë rikthyer se këtë e tregon CENSUSI, por tendenca në BE për tu larguar ka shkuar në 1 milionë, dhe këtu heqim Anglinë, Kanadanë e SHBA-të. Është një tendencë e frikshme, nëse shohim 70% e njerëzve janë të rinj”, tha Nurja

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Klodian Muço deklaroi për Money. “Ne shikojmë që pas 32 vitesh ka një fluks të ri emigracioni. Në shikojmë që në vitet e fundit ka një kërkesë gjithmonë e në rritje të Shqiptarëve që duan të largohen. Statistikat na llogarisin në 10 vendet e para në botë për emigracionin e trurit. Në 10 vendet e para në Europë për kërkesën e azilit politik. Ndër vendet e para, në Angli për kërkesën e të rinjve shqiptarë që përdorin gomone, si në vitet 90. Në thelb ka një fluks të ri emgirator që është më i lartë se vendet e luftës si Ukraina e Siria”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 





LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Sulmohet me raketa ruse një kopsht e një shkollë në Ukrainë

Një sulm me raketa ruse dëmtoi një kopsht fëmijësh dhe një shkollë në qytetin Kramatorsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore mbrëmjen e  të...

Pamjet e aksidentit të frikshëm bëhen virale, mjeti fluturon në ajër në autostradë

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA. Pamjet e aksidentit janë bërë virale në rrjet për shkak...

“100 mijë euro për çdo informacion”, policia zbardh dinamikën e sulmit në TCH

Policia ka zbardhur dinamikën e sulmit ndaj televizionit Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 61 vjeç. Për çdo informacion nga...

TË FUNDIT

Sulmohet me raketa ruse një kopsht e një shkollë në Ukrainë

Një sulm me raketa ruse dëmtoi një kopsht fëmijësh dhe një shkollë në qytetin Kramatorsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore mbrëmjen e  të...

Pamjet e aksidentit të frikshëm bëhen virale, mjeti fluturon në ajër në autostradë

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pak ditë më parë në një autostradë në SHBA. Pamjet e aksidentit janë bërë virale në rrjet për shkak...

“100 mijë euro për çdo informacion”, policia zbardh dinamikën e sulmit në TCH

Policia ka zbardhur dinamikën e sulmit ndaj televizionit Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 61 vjeç. Për çdo informacion nga...

Kapen me 10 kg heroinë në taksi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me akuzën për trafik droge. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë...

U kapën me 760 kg kokainë, arrestohen 21 persona në Itali, mes tyre shqiptari    

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×