Fshati pa shkollën shqipe, në Idrizovë të Shkupit s’bëhet mësim, duan klasë paralele

4 Tetor 2023 | 17:10

Këta që shihni në pamje janë fëmijët e klasës së gjashtë të fshatit Idrizove të Shkupit. Ata duhej të ishin në këtë kohë në shkollë, por po mësojnë me prindërit e familjes Seferi nga shtëpia tashmë 23 ditë me radhë. Atyre nuk u lejohet mësimi në shqip në shkollën më të afërt me shumicë maqedonase.

“Disa përsëritje të klasës së pestë sepse të klasës së gjashtë nuk kemi ende libra që t’u ofrojmë ndihmë më tepër, nuk mundemi. Vetëm ta përsërisim klasën e pestë që mos të harrojnë të lexojnë, të mbledhin, shumëzimi, pjesëtim e kështu me radhë”, thotë Shyhrete Seferi, prind,

Fëmijët janë të irrituar nga gjendja e paqartë dhe duan sa më shpejt t’i kthehen shkollës.

“Jo, nuk kam nisur ende të shkoj në shkollë sepse nuk e hapin paralelen shqipe, prej të gjashtën deri të nëntën… I përsërisim prej klasës së pestë me shokët dhe shoqet mësimet… Kemi mbetur të gjithë mbrapa prandaj duam që të fillojmë sa më shpejtë, të hapet shkolla”, shprehet Remzi Sejdiu, nxënës.

Prindërit duan ta ndërpresin rrethin e njëjtë në të cilin kanë hyrë të gjithë fëmijët e këtij fshati dhe nuk pranojnë më premtime për një shkolle të re. Duan paralele të përkohshme në shqip deri në ndërtimin e një shkolle shqipe.

“Nga autoritetet ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje përveçse pritet që ministri t’ia marrë kompetencat komunës. Ose kryetari i Komunës të vendosë që fëmijët të vazhdojnë mësimin në shkollën “Njegosh”, thotë Rizvan Seferi, nga këshilli i prindërve Idrizovë.

Prindërit dhe nxënësit maqedonas po ashtu janë irrituar nga kërkesat e prindërve shqiptarë dhe kanë paralajmëruar protesta dhe bojkot të mësimit. Ndërsa komuna e Gazi Babës ka dhënë qëndrim të prerë se paralele shqipe në nivelin mbi klasën e gjashtë në shqip nuk do të ketë, pavarësisht se Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se ka hapësirë për hapjen e paraleleve shtesë në shqip.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026

Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara këtë të martë jashtë godinës së Parlamentit, ku u zhvillua një protestë qytetare....
15:33 | 30/06/2026

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026