Fundim Gjepali: Mishi dhe bulmeti me etiketa false, nuk dihet origjina e ushqimeve
Shefi i kuzhinës, Fundim Gjepali tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se mishi dhe bulmeti në Shqipëri ka raste që vijnë me etiketa false.
Sipas tij në të tilla kushte origjina e ushqimeve nuk mund të jetë e ditur dhe ti nuk ke garanci për produktin që konsumon.
“Ne jemi në një fazë konsumizmi ekstrem dhe në Shqipëri një përqindje e vogël ka menutë e azhornuara. Deri te kaloritë e shënuara në menu kemi një rrugë shumë të gjatë.
Në Shqipëri kontroll ka, jo se nuk ka, por ne kemi shumë produkte që nuk dimë se nga vijnë. Mishi, bulmetrat, ka plot etiketa false,” – u shpreh Gjepali.
Ai kujtoi se në kohët më parë, kur nuk ka pasur influencë as nga produktet e huaja, ushqyerja është bërë më e shëndetshme pasi konsumohej çfarë jepte toka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve