Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

9 Korrik 2025 | 16:49

Mungesa e rezervave ujore në fushën e Maliqit ka detyruar fermerët të investojnë për çeljen e puseve për të siguruar një sistem minimal vaditje.

Kamber Halimi nga fshati Pendavinj dhe Mehdi Kulla nga fshati Zemblak, fermerë të fushës së Maliqit tregojnë për vështirësitë që po hasin për vaditjen e kulturave bujqësore.

Në kushtet e thatësirës kanë qenë të detyruar të investojnë për të hapur puse për të siguruar ujë për vaditje duke rritur kështu në maksimum koston e prodhimit.

“Po vadit. Nuk ka ujë, ujë s’ka, janë prerë. I kemi mbjellë, do i përballojmë. Vaditje nga e keqja, hap një pus këtu, hap aty. Kostoja rritet, një pus vete 1 milion lek. Komplet e tëra, të gjithë me puse. Dëm për fermerët është. Do bëhen prodhimet e t’i i shet badjava”,tha fermeri Kamber Halimi.

“Nuk vjen uji, kemi siguruar vet, kemi shpuar sonda. Mundohemi, çfarë të bëjmë? S’ka ujë, diga është aty matanë, në fshatin Cangonj. Mblidhet aty e bëjnë me radhë. Janë dy krah. Me e sigurtë kjo është, me atë siguri nuk ke, tani duhet uji, ai nuk e lëshon kanalin. Rrojmë se nuk vdesim dot”, tha fermeri tjetër Mehdi Kulla.

I kontaktuar, drejtori i bordit të kullimit pranë bashkisë Maliq, Astrit Zholanji tha se këtë vit, ndryshe nga një vit më parë, për shkak të mungesës së reshjeve në stinën e dimrit ka 40% më pak rezerva ujore ndërsa diga e Zemblakut nuk plotëson nevojat e fermerëve të fushës së Maliqit, Devollit e Korçës.

Vetëm fusha e Maliqit ka 1200 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore e më shumë se 30% e fermerëve sistemin e vaditjes e kanë zgjidhur në mënyrë individuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026