Fushata në Rrogozhinë| Veliaj: S’i trajtojmë qytetarët si plaçkë
Në vijim të fushatës për zgjedhjet e bashkisë Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e zonës së Kryevidhit. Gjatë fjalës së tij, Veliaj akuzoi për pazare kandidatin e opozitës, dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd, por se fuqia e saj janë njerëzit.
“Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditësh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta kem këtë mundësi për të bërë pazar. Së dyti, unë besoj se trimat rrinë në luftë deri në fund. Së treti, unë besoj se atë burrë, që e trajton Rrogozhinën si një markatë kecash, që i blen votat si të jenë keca, do ta mundim me një fitore të pastër. Ne nuk jemi parti pazaresh. Fakti që ai po kërkon pazar, do të thotë se nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut, si ish drejtues i lojërave të fatit,” – u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh i bindur se PS më 23 korrik do të marrë një fitore të pastër në bashkinë e Rrogozhinës.
“Pas të dielës vjen e hëna dhe të hënën duhet të matesh me premtimet. Është më e mirë t’u thuash njerëzve të vërtetën, kjo bëhet, kjo s’bëhet, kjo është e mundur, kjo s’është e mundur, që të kemi mundësi të hënën ta shohim njëri-tjetrin në sy. Për të gjitha gjërat që themi, ato do të bëhen dhe të gjitha gjërat që bëhen janë pikërisht sepse i kemi thënë në fushatë,” – Veliaj.
Rrogozhina është e vetmja bashki ku do të përsëriten zgjedhjet e 14 majit, edhe pse opozita ngriti pretendime për parregullsi në disa bashki të tjera si Elbasani, Kamza, Kuçova dhe Belshi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve