“Futbolli është i lirë”, shefi ekzekutiv i Super Ligës Europiane reagon pas vendimit
Gjykata Europiane e Drejtësisë, i dha të drejtë këtë të enjte themelimit të Superligës Evropiane gjë që u prit me debate e polemika në botën e futbollit.
Megjithatë shefi ekzekutiv i këtij projekti duket të jetë i kënaqur për vendimin pro Super Ligës në “luftën” me UEFA-n dhe FIFA-n.
Bernd Reiçart u shpreh se futbolli tashmë është i lirë dhe se nuk do të ketë më një monopol nga UEFA.
“Kemi fituar të drejtën të marrim pjesë. Monopoli i UEFA-s mbaroi. Futbolli është i lirë. Tani klubet nuk do të vuajnë më kërcënime dhe sanksione. Ata janë të lirë të vendosin vetë të ardhmen e tyre. Për fansat, në do të transmetojmë çdo ndeshje të Super Ligës falas. Për klubet, fitimet dhe pagesat në solidaritet me futbollin janë të garantuara”, tha në prononcimin e tij shefi ekzekutiv i Super Ligës Europiane.
Çfarë është Superliga Europiane?
Në prill të vitit 2021, klubet elitare të futbollit europian, zyrtarizuan krijimin e SuperLigës, një event jashtë kontrollit së UEFA-s dhe Fifas, i cili ne thelb parashikonte ndeshje mes klubeve më të mira në një kampionat të vetëm.
12 klubet që vendosën të krijonin SuperLigën janë: Real Madrid, Barcelona, Atl. Madrid, Juventus, Milan, Inter, Chelsea, Liverpool, Man. United, Man. City, Arsenal e Tottenham.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet