“Futi 32 tonë kokainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se, krerët shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Ai tregoi se vetëm Franc Çopja, një emër i njohur i botës së krimit, ka arritur të fusë brenda një periudhë shumë të shkurtër në portin e Antverpit në Belgjikë, një sasi prej 32 tonë kokainë
“Në Belgjikë ishte porti i zbarkimit të kokainës, lufta niste atje dhe ne mblidhnim kufomat këtu, kur lufta u ashpërsua janë një seri të vrarësh. Kemi parë atentate pedonale të Brukselit, veprohej haptazi edhe në zonat më të populluara. Marrja nga Emiratet e Bashkuara e Franc Çopjas u quajt sukses shumë i madh nga belgët. Vetëm në 2023 nga 20 maji deri në 26 qershor autoritetet belge pretendonin se një organizatë shqiptare që sipas tyre drejtohej nga Franc Çopja mori tre ngarkesa nga porti i Antverpit prej 32 tonë kokainë dhe ai në atë kohë gjendej në Shqipëri, në kohën që unë e kam publikuar në media”, tregoi Hoxha.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit