Futja e njeriut të Vuçiç në emrat e qeverisë së re “trazon” Maqedoninë e Veriut
Të shtunën nisin në Maqedoni të Veriut debate për qeverinë e re, e cila duhet të votohet deri të dielën në mesnatë.
Debati pritet të jetë i ashpër, veçanërisht duke pasur parasysh reagimet e shumta që ka patur për Ivan Stoilkoviçit, të cilit i është besuar posti i zv.kryeministrit.
Bindjet e tij pro-ruse, pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Moskë dhe mungesa certifikatës së sigurisë nuk do ta pengojnë Stoilkoviqin për të kryer detyrën e ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, aq më pak sipas kryeministrit Mickoskit ai nuk do të mund t’i shtrij bindjet dhe ndikimin e tij në Qeveri.
“Unë i besoj sinqeritetit dhe korrektësisë së tij dhe pozicioneve të tij pro-atdhetare. Sa i përket certifikatës së sigurisë, unë mund të ju numëroj një grup funksionarësh të cilët nuk kanë pasur certifikata por ishin anëtarë të Qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, i mandatuari për kryeministër.
Në maj të vitit të kaluar, Stoilkoviq mori pjesë në Samitin e 11 të Sigurisë në Moskë në shoqëri të drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Ivan Stoilkoviqit konsiderohet si njeriu i Vuçiç në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, terroristët e Banjskës i ka konsideruar heronj dhe refuzon gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë.
Fronti Evropian akuzoi koalicioni VLEN se Marrëveshjen e Ohrit po e lë në duart e një serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet