Gabimet me Kroacinë të pafalshme, Gashi: Jeni futbollistë, jo balerinë

24 Qershor 2024 | 22:14

Analisti Shpend Gashi tha në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania se lojtarët e kombëtares po e trajtojnë futbollin si balet dhe modeling.

Gabimet e bëra nga Seferi dhe Asani në ndeshjen me Kroacinë janë të pafalshme sipas tij dhe një lojtar tjetër si Cikalleshi nuk do të bënin të njëjtin gabim.

“Cikalleshi nuk u ftua fare, tani  Cikalleshi mirë apo keq është bomber, rastet e humbura në ndeshjen me Kroacinë nga Asani apo Seferi, tani Seferi gjuan me papuçe se e ka problemin te flokët. Pra nëse futbolli është trajtuar si balet dhe si modeling atëherë këta djemtë tanë po bëjnë gabim”, tha Gashi.

Nga ana tjetër futbollisti Kadri Birja tha se një tjetër problem është se lojtarët nuk janë aktivë gjatë vitit. Gjithashtu ai tha se u bë gabim që Uzuni nuk ishte pjesë e formacionit pasi është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë.

“Problemi i lojtarëve tanë është se nuk janë lojtar aktiv. Asani nga dhjetori deri tani nuk ka luajtur asnjë minutë në fushë me ekipin e vet. Këto janë problematikë e madhe. I vetmi lojtar është Gjimshiti, që ka bërë një rekord të cilën e ka ndeshjen e 67. Pastaj është e vërtetë, u la pas një lojtar si Uzuni që është një lojtar që luan në La Liga dhe ka shënuar 12 gola”, tha Birja.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026