Gara për kreun e PD-së, gazetari jep detaje pak para përfundimit të afatit

30 Prill 2026 | 10:13

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha në një lidhje live me moderatoren e edicionit të paradites Esmeralda Mulaj dha më shumë detaje mbi procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë demokratike, duke sqaruar kriteret e vendosura për kandidatët, afatet e dorëzimit të dokumentacionit dhe emrat që janë aktualisht në garë.

Përveç emrave që janë bërë publik për kandidim që nga dita e djeshme, si Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, gazetari theksoi se ka edhe emra të tjerë që po përpiqen të çojnë në kohë kriteret që u janë njoftuar ditën e djeshme.

Sakaq, gazetari theksoi se një nga kriteret që është shtuar këtë vit për kandidatët është edhe elementi i dekriminalizimit dhe pastërtisë së figurës, ku sipas tij ky element ka pezulluar shumë kandidatë si nga Partia Demokratike, por edhe nga Partia Socialiste.

“Janë tre kritere në vendimin e publikuar ditën e djeshme. Mes kritereve të zakonshme është dorëzimi i një CV-je, dorëzimi i të dhënave për vendet e mëparshme të punësimit.

Në listën e kritereve PD këtë herë kishte shtuar elementin e dekriminalizimit dhe pastërtisë së figurës. Ky ligj si nga ana e Partisë Demokratike ashtu edhe e PS-së ka penguar të kandidojnë apo të rikandidojnë disa figura.

Kriter tjetër është aktivizimi me PD të paktën në 10 vitet e fundit, mbajtja e pozitave drejtuese në strukturat e PD-së dhe është futur edhe si element dekriminalizimi që mund të perceptohet si një lloj kriteri ndalues, ku më së shumti etiketon dhe shoqëron kandidaturën e Ervin Salianjit, i cili e ka një kriter ndalues të tillë.

Vetë Salianji në një reagim publik ditën e djeshme ka deklaruar se ai do të dorëzojë dokumentet e nevojshme për të kandiduar për kreun e PD.

Të njëjtin veprim e kanë paralajmëruar edhe dy kandidatë të tjerë, Alisa Balliu dhe Evi Kokalari, të cilat kanë kritikuar afatet e shkurtra nga dita e djeshme, kur është bërë publik udhëzimi, deri në ditën e sotme, ku janë 24 orë kohë që kandidatët të plotësojnë formularët.

Përveç këtyre tre kandidaturave, janë edhe disa figura të tjera që po plotësojnë formularët, por mbetet për t’u parë deri në orën 12 nëse edhe këto kandidatura të tjera do të arrijnë t’i dorëzojnë në kohë. Kandidatët e vetëshpallur njoftimin e kanë marrë ditën e djeshme.

Procesi zgjedhor është parashikuar të mbahet më 23 maj, që do të çelë siparin e organizimit qendror të PD-së, dhe pas kësaj do të kemi një Kuvend të dytë Kombëtar në datën 30 maj dhe më pas një Kuvend të dytë.

Nga ana tjetër nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një proces tjetër paralel që PD ka njoftuar, që ka të bëjë me përcaktimin se si do të zgjidhen kandidatët e bashkive të PD-së dhe më pas për të shkuar në emrat e kandidatëve të procesit të pranverës 2027”, u shpreh Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca...
08:54 | 27/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026