Gattusso prezantohet te Italia: Ëndërr e bërë realitet, shpresoj ta përballoj

19 Qershor 2025 | 15:33

Genaro Gattuso ka nisur zyrtarisht nga puna si trajner i kombëtares italiane të futbollit, ndërsa këtë të enjte është bërë prezantimi i tij. I shoqëruar nga presidenti i federatës Gabriele Gravina dhe miku i tij Buffon, 47-vjeçari ka rrëfyer emocionet për këtë aventurë të re.

“Është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj se jam në gjendje ta përballoj . E di që detyra nuk është e lehtë, por nuk ka asgjë të lehtë në jetë. Unë dhe stafi im e dimë se ka shumë punë për të bërë, por gjithashtu e dimë se mund të bëjmë një punë të mire. Qëllimi është ta sjellim Italinë përsëri në Kupën e Botës sepse është thelbësore për futbollin dhe kombin tonë.”

Më tej, Gattuso ka analizuar gjendjen e komëbtares dhe atë se çfarë pritet të ndryshojë.

“Entuziazmi, dëshira për të qenë bashkë dhe të bashkuar. Këto ditë kam një ide të qartë se çfarë duhet bërë. Duhet të rizbulojmë entuziazmin tonë dhe të mos mendojmë negativisht. Duhet të jemi në gjendje të krijojmë një familje. Në këtë moment, modulet dhe taktikat nuk janë të rëndësishme, por grupi dhe mentaliteti që na ka dalluar në botë për kaq shumë vite”, deklaroi ish-lojtari.

Gattuso ka firmosur një kontratë 1 vjecare si trajner i axurrëve, por me të drejtë rinovimi, ndërsa objektiv është kualifikimi në Kupën e Botës. Ai do të përfitojë 1,1 milionë euro në 12 muaj, bazuar në firmën e hedhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026