Gazetari Burimi ngre alarmin: 30 vdekje nga skuteri në një vit në Paris
Së fundmi qytetarët e Parisit kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë në qytetin e tyre, duke i dhënë një goditje operatorëve të skuterëve dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore.
Pothuajse 90% e votave të hedhura të dielën favorizuan ndalimin e pajisjeve me bateri, treguan rezultatet zyrtare.
Gazetari Genc Burimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se përdorimi i skuterave në rrugët e Parisit është kthyer në një rrezik.
Burimi u shpreh se 30 persona kanë humbur jetën në një vit për shkak të aksidenteve me skuter.
“Parisi është sot vendi që e përdor më shumë skutera në të gjithë Evropën, sot janë 500 mijë vetë që përdorin skuterin, janë 15 mijë skutera që jepen me qira në Paris. Kjo ka çuar në rritjen e numrit të aksidenteve. Në 2019 ishin 10 të vdekur në aksident në të gjithë Francën, ka sot Në një vit janë 30 vdekje vetëm në Paris”, tha Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit