Gazetari: Droga sintetike GHB ndez epshin për përdhunim
Droga sintetike, GHB ndez epshin për përdhunim. Kështu deklaroi gazetari Esido Barkaj në një intervistë për “Goodmorning” Albanians” në Euronews Albania.
Ai tha se kjo lloj droge ka ardhur në Shqipëri përmes turistëve që janë kamufluar si të tillë për të futur në tregun tonë droga të forta.
“Ata vijnë të kamufluar si turistë, por roli i tyre është për t’i siguruar Shqipërisë ose tregut të tyre droga të forta sintetike, një përbërje kimikatesh, të paktën sipas ekspertëve që jep një ekstazi, deri në përdhunim mund të shkojë, pra jep epshe seksuale që mund të nxisin përdhunimin,” – u shpreh Barkaj.
26 qershori është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”