Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, shtohen përdoruesit
26 qershor është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut.
Abuzimi ndaj substancave i referohet përdorimit të dëmshëm dhe të rrezikshëm të substancave psikoaktive, përfshirë alkoolin dhe drogat ilegale. Përdorimi i vazhdueshëm i substancave psikoaktive mund të çojë në sindromën e varësisë, e cila është një gjendje fizike me një sërë shenjash fizike, mendore dhe të sjelljes, të cilat manifestohen gjatë përdorimit të substancave dhe në mungesë të substancës në organizëm (sindroma e tërheqjes). Substancat ndikojnë në gjithë organizmin por, kryesisht ato ndikojnë në sistemin nervor qendror që është i përbërë nga truri dhe nervat e shtyllës kurrizore. Substancat psikoaktive ndërveprojnë me neuronet e trurit duke rritur ose minimizuar ndërveprimin e tyre. Ndryshimi i funksionimit normal të neuroneve në tru, çon në ndryshimin e perceptimeve, mendimeve, emocioneve, sjelljes, por edhe të një sërë funksionesh të tjera të organizmit si: orientimi në hapësirë dhe kohë, lëvizshmëria, frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit, perceptimet shqisore, sistemi imunitar, etj
Parandalimi dhe trajtimi është i mundur. Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari: Droga sintetike GHB ndez epshin për përdhunim
- OKB: Më shumë njerëz po injektojnë droga në nivel global
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë