Gazetari Ferhati: Sulmet ndaj SPAK-ut, shkak dosjet e forta nën hetim

11 Maj 2022 | 16:45

Shigjetimi i SPAK-ut jo vetëm nga Rama, por dhe nga eksponentë të tjerë të politikës të shtyn të mendosh se kjo po ndodh për shkak të dosjeve me rëndësi që janë nën hetim.

Konkretisht gazetari Eni Ferhati përmendi çështjen e inceneratorëve apo sterilizimit. Ai tregoi se ka dosje të tjera që po hetohen ku janë të përfshirë kryebashkiakë dhe drejtorë të niveleve të ndryshme.

Ferhati solli në vëmendje statistikat e Prokurorisë së Posaçme që treguan se në vitin 2021 janë hetuar rreth 1500 zyrtarë.

“Nuk ka një standard të kallëzimit të çdo ish-magjistrati që shkarkohet nga detyra për pasuri të paligjshme apo mos justifikim pasurie. Prokuroria e Posaçme ka marrë me iniciativë disa ish-gjyqtarë të lartë, bëhet fjalë për dy ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtar të Gjykatës së Lartë,” – u shpreh gazetari.

Sipas Ferhatit mund të kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë kur jo të gjithë gjyqtarët merren në hetim.

Komisionet e vetingut mund të bëjnë kallëzime pranë organeve kompetente, por kemi vetëm një pjesë të gjyqtarëve të lartë që po hetohen kur në fakt gjyqtar të niveleve të ulëta mund të kenë më shumë pasuri.

“Kryeministri dihet me kë nuk ka relata të mira nga kryebashkiakët, pa e paragjykuar gjithsesi, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi dhe nëse njësia anti-korrupsion do t’i çojë Prokurorisë së Posaçme vërtetë prova dhe fakte që mund t’i vlejnë hetimit apo do mbetet në kuadrin e populizmit, pra që ne denoncojmë jo vetëm krahun tjetër politik, por dhe tanët.” – përfundoi Ferheti ndërsa u pyet për kryebashkiakët socialistë që do të kallëzohen në SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026