Gazetari: Gratë xhihadiste u rimartuan në Siri dhe lindën fëmijë për luftë…
Gazetari Eraldo Harlicaj, ishte mëngjesin e kësaj të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews ku foli lidhur me dënimin që GJKKO i ka dhënë 9 grave të akuzuara për terrorizëm.
Sipas Harlicajt, dënimi është shumë i lehtë bazuar në akuzat, por trupi gjykues deri diku i ka parë këto gra si viktima, pasi ato kanë qenë të pafuqishme ndaj burrave të tyre që i kanë marrë në Siri.
Akuzat ndaj tyre janë “akte terroriste” dhe “veprimtari kriminale në një shtet tjetër”.
I pyetur për rehabilitimin e grave xhihadiste, Eraldo Harlicaj tha se kjo nuk ka qenë një situatë e lehtë për to pasi duke qenë se edhe janë martuar sërish në Siri, disa prej tyre nuk janë pranuar kur janë kthyer në Shqipëri as nga familja e tyre e as nga familja e bashkëshortëve të parë.
“Në momentin që janë rikthyer është tentuar rehabilitimi i tyre sepse një pjesë e këtyre grave në momentin që kanë shkuar në Siri dhe bashkëshortët e tyre kanë humbur jetën në luftë, janë rimartuar sërish dhe kanë lindur fëmijë të tjerë, me idenë për të shtuar popullatën për luftë.
Në momentin që janë rikthyer në Shqipëri, një pjesë e tyre nuk janë pranuar nga familjet e tyre e as nga familjet e ish-bashkëshortëve të parë dhe është ndërtuar një qendër rehabilitimi në Durrës, ku kanë qenë plotësisht në kontroll nga policia anti-terror”,-tha gazetari Harlicaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit