Gazetari: Hera e parë që e shoh Nokën aq të qetë, “iu tha gjuha” para Dumanit

22 Maj 2024 | 22:48

Gazetari Arbër Hitaj tha se ishte hera e parë që e shikonte deputetin demokrat Flamur Noka aq të qetë.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se shpesh opozita ka pasur një qasje me dy standarde në deklaratat për SPAK, ku herë ka “lëvduar” punën e tyre, e herë e kanë kundërshtuar atë.

Mëgjithatë sipas Hitaj ditën e sotme si Noka edhe Monika Kryemadhi të cilët janë në hetim nga  SPAK janë shfaqur më të qetë e më të ëmbël se kurrë, përball kryeprokurorit Altin Dumani.

“Janë marrë parasysh nga SPAK shumë denoncime që ka bërë opozita. Këtu dalim te ajo që kemi thënë edhe herë tjetër, ka një standard të dyfishtë të opozitës sikur opozita i çon dosjet SPAK, SPAK-u bën arrestime,, kapje personash, bllokim asetesh, ata thonë kap edhe atë tjetrin.

Ndërsa kur SPAK heton opozitën u thahet gjuha si sot. Është hera e parë që shikoj zotin Noka dhe zonjën kryemadhi kaq të qetë, kaq të butë. Ata edhe në studio televizive me ne janë me debate sa më të ashpra të mundshme, sot para Dumanit ishin të qetë, të butë, të ëmbël. Të gjithë që ishin për hetim pasuror, deputetët ishin kështu, të vrenjtur si majtas e djathtas”,-tha Hitaj.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar...
17:44 | 06/07/2026