Gazetari Kasapi: Sulmi në Bucha është gjenocid

6 Prill 2022 | 22:27

Gazetari Julian Kasapi deklaroi se sulmi në Bucha mund të konsiderohet gjenocid.

“Nëse nuk mund të themi për këtë rast që është gjenocid, s’di për çfarë mund të themi tjetër,” – u shpreh Kasapi për “Now” në Euronews Albania.

Gazetari i cili ka qenë në Ukrainë, tregoi se në Bucha është rasti i parë ku është gjetur një varr masiv me civilë të vrarë, të cilëve u janë lidhur duart dhe janë ekzekutuar.

Ai tregoi se nuk mund të pretendojmë se sulmi është kryer nga ushtria ukrainase duke qenë se Bucha ka qenë nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Zona në dalje të Kievit, nuk ka pasur fare trupa ukrainase që prej fillimit të luftës. Ndërkohë, dëshmitarë okularë tregojnë se rusët kanë marrë peng qytetare dhe kanë qëlluar pa paralajmërim mbi civilët në qytet.

Për më tepër sulmi në Bucha, sipas gazetarit është i dokumentuar dhe në filmime, gjë që nënkupton se të gjitha janë prova për gjenocidin e kryer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026