Gazetari Krasniqi: Albin Kurti po bën lojë për martesat LGBT që të duket liberal
Gazetari Vullnet Krasniqi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e “përdor” ligjin e martesave mes të të njëjtit seks për të treguar veten sa më liberal.
Sipas tij vetë Kurti e ka të vështirë që të bindë kabinetin e tij për këtë ligj, pasi shumë deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë kundër nenit për martesat mes të njëjtës gjini.
“Albin Kurti ka parë si një mundësi të artë, për t’u treguar veten sa më liberal. Duke thënë se do angazhohej për të miratuar ligjin e martesës mes personave të të njëjtin seks.
Unë mendoj se e ka pasur lojë për t’u dukur sa më liberal, pasi shumica e deputetëve janë kundër kësaj, ndaj ai e ka të pamundur. Por ai ka pasur gati 4 vjet kohë për ta bërë këtë. Unë nuk e di nëse është gati Kosova. Por unë mendoj se duhet t’u garantohet e drejtave personave. Unë jam kundër martesës, por e drejta duhet tu garantohet”,-tha Vullnet Krasniqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Linda Pano: Një 16-vjeçare që aborton rrezikohet 270 herë nga kanceri
- BE kritika Kosovës dhe Serbisë: Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit