Linda Pano: Një 16-vjeçare që aborton rrezikohet 270 herë nga kanceri
Sipas projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet të informohen për vendimin e saj.
Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje.
Linda Pano nga koalicioni shqiptar pro familjet dhe jetës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një 16-vjeçare që aborton rrezikohet 270 herë nga kanceri.
“Është një nga projektligjet më të këqija që ka ardhur ndonjëherë për diskutim publik, shpresoj shumë që të mos kalojë. Ideja është që vajzat 16 vjeçe mund të kryejnë abort pa dijeninë e prindit, kjo sjell ndarjes e fëmijës nga prindi e para, e dyta çfarë di një 16 vjeçare nga ajo që po ndodh. Nuk i jepet mundësia të kuptojë që edhe mund ta mbajë fëmijën dhe nuk i tregohet se risku për t’u sëmurur me kancer është 270 herë më i madh tek ajo se tek një bashkëmoshatare që nuk kryen abort”, tha Pano.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë