Gazetari: Ma tha një ish-punonjës, 10 drejtues policie kanë folur në Sky me Martinaj
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se ka informacione që shumë drejtues policie janë përdorues të aplikacioneve Sky dhe Encro Chat.
Ai tha sipas një burimi kofidencial se janë të paktën 10 drejtues policie që kanë komunikuar përmes këtyre aplikacioneve me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
“Ka drejtues të lartë policie që janë të lidhur me krimin drejtpërdrejtë dhe dua të theksoj dhe faktin që kur doli dosja ‘Metaforfoza’ dhe u arrestua Oltion Bistri ka pasur një mbledhje të fshehtë në Policinë e Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm ka mbledhur gjithë drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve dhe ju ka thënë ‘kush përdor aplikacionin Sky dhe Encro Chat të largohet vetë’ dhe ka pasur një heshtje totale dhe kanë parë njëri tjetrin në sy sepse numri i atyre që përdorin këto aplikacione është shumë i lartë. Ka shumë drejtues policie që kanë përdorur këtë aplikacion dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me krimin. Të paktën 10 janë dhe këtë burim e kam kofidencial nga një ish-punonjës i Policisë. Të paktën 10 drejtues të lartë policie kanë përdorur aplikacionin Sky dhe rasti konkret i lidhjes së drejtuesve të policisë ka qenë me shtetasin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, komunikonin me të,” – u shpreh Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lihet në burg ish-shefi i policisë në Kurbin, kërkon ndjesë: Po, e kam takuar Çelën
- Gazetari zbulon përplasjet për Vis Martinaj: SHISH, informacione ndryshe nga policia
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje